Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Meshinë të Kamenicës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në mes të rrugës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet i shtrirë në mes të një rruge të fshatit, pa shenja jete. Një banor që e pa u trondit dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.

Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.