Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me tri vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë G.BSH, i akuzuar për vjedhje të rëndë.

Më 21 shkurt të këtij viti, i akuzuari ia kishte marrë me forcë zinxhirin e arit nga qafa të dëmtuarës V.K, ku më pas është larguar mirëpo është ndaluar nga disa kalimtarë të rastit, derisa ka arritur Policia dhe e ka arrestuar.

I akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën penale.