Tri klube janë të gatshme të bëjnë oferta në vlerë 100 milionë euro për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, sipas Don Balon.

Ndër to është Paris Saint-Germain, duke ditur se lideri i Ligë 1 është në kërkim të një zëvendësuesi të Alphonse Areola këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Chelsea dhe Manchester United janë dy klubet tjera, edhe pse ofertat nga këto dy klube për Oblak varen kryekëput nga largimet e mundshme të Thibaut Courtois dhe David de Gea.