Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes trenit dhe një veture.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth mesditës në fshatin Sllatinë e Fushë Kosovës, ku treni i mallrave ka goditur veturën, njofton policia.

Personat e lënduar kanë pranuar trajtimin e duhur mjekësor. Rasti thuhet se është duke u hetuar.