Deputeti i PDK’së Xhavit Haliti thotë se nuk është i implikuar në rastin e tregtisë me certifikata të veteranit të UÇK’së. Haliti thekson se personat ndaj të cilëve tashmë rëndon aktakuza, janë të panjohur për të. Zyrtari i PDK’së ka ftuar Prokurorinë që të bëjë sqarime për këtë rast.

Postimi i tij i plotë:

S’ jam i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së

Dje (e mërkurë), disa media kanë raportuar sikur qenkam i implikuar në rastin e tregtisë me certifikata të veteranit të UÇK-së.
Ky raportim nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën faktike.
Personat që përfliten në këtë rast, për mua janë thjeshtë të panjohur. Për ta nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë.
Ftoj publikisht edhe prokurorinë që të deklarohet për këtë rast dhe të bëjë sqarimet e nevojshme.
Duke e çmuar seriozitetin e çështjes, i bëj thirrje prokurorisë që të hetojë pa përjashtim çdo rast që ndërlidhet me keqpërdorime rreth certifikatës së veteranit të UÇK-së.
XHH