Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Veternik.
Aksidenti ka ndodhur mes dy kamionëve dhe një veture.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.






