Tre persona kanë mbetur të lënduar sot rreth orës 9:00 të mëngjesit në fshatin Shakovicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës ku tha se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas fotografive të dërguara në redaksinë e Llapi.info, në këtë aksident është i përfshirë vetëm një veturë e cila ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur në produktet e një mini-marketi në këtë fshat./Llapi.info