Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident sot rreth orës 9:00 të mëngjesit në fshatin Dobërdol të Podujevës, raporton Llapi.info.
Lajmin për portalin e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili tha se që të tre policët janë jashtë rrezikut për jetë teksa për trajtim të më tejshëm, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencë, janë dërguar për në QKUK në Prishtinë.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e policisë “Land Rover”, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur./Llapi.info