Policia e Kosovës ka identifikuar sulmuesit e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Sokol Zogaj.

Ata tashmë janë vënë në kërkim të Policisë, ndërsa të premten pasdite Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion për arrestimin e tyre, duke bastisur shtëpitë e të dyshuarve.

Siç ka mësuar Koha.net, tre të dyshuarit janë nga rajoni i Podujevës.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe me mjete të tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë.