Lokale - eSIMy

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda një shtëpie në Podujevë për të kryer grabitje, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

“Podujevë, 22.09.2021 – 04:19. Është raportuar se katër viktimat dy meshkuj dhe dy ferma kosovarë,  kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe armatosur, kanë hyrë brenda në  shtëpinë e tyre dhe u kanë kërkuar një shumë parash, pasi viktimat kanë pohuar se nuk kanë para, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, ka njoftuar PK./Llapi.info