Aeroplanë me skuadra të specializuara shpëtimi janë nisur para disa minutash nga Turqia.
Këtë e ka konfirmuar vetë AFAD ( Qendra për Menaxhimin e Emergjencave dhe Tragjedive) që vepron nën direktivat e qeverisë turke.
“AFAD pas tërmetit me madhësi 6.2 në Shqipëri. 3 avionë po transportojnë ekipet e kërkim shpëtimit” , thuhet në njoftimin e AFAD në twitter.
Shqipërisë i janë vënë në ndihmë shumë shtete të tjera. Atje po qëndrojnë edhe pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë së Kosovës.
Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 18, ndërkohë të lënduar mbi 600./GazetaExpress/