Kur Dieter Zetsche u zëvendësua si shef ekzekutiv i “Daimlerit” në muajin maj, ai ritheksoi një tjetër ndryshim të rëndësishëm në mesin e drejtuesve të industrisë së automobilizmit.
Në vitet e fundit shumë divizione, grupe dhe konglomerate kanë humbur e fituar, e nganjëherë kanë humbur përsëri, liderë legjendarë të automobilizmit me përvoja dekadash. Ata janë pensionuar ose kanë dhënie dorëheqje, janë përjashtuar, janë akuzuar ose burgosur – kurse njëri ka vdekur gjatë kohës sa ishte udhëheqës.
Vetëm gjysma e liderëve të top dhjetë prodhuesve të botës kanë ruajtur pozitën prej më herët se viti 2017, dhe dy nga shefat me karrierën më të gjatë aktualisht kanë lidhje me themeluesit e kompanive: “Toyota”: Akio Toyoda, 2009* “Volkswagen”: Herbert Diess, prill 2018 “Hyundai Motor”: Chung Mong Koo, 1999 “General Motors”: Mary T. Barra, 2014 “Ford”: Jim Hackett, maj 2017 “Nissan”: Hiroto Saikawa, prill 2017 “Honda”: Takahiro Hachigo, 2015 “Fiat Chrysler”: Mike Manley, korrik 2018 “Renault”: Thierry Bolloré, janar 2019 “PSA Group”: Carlos Tavares, 2014 (*Autoprodhuesit e renditur në bazë të shitjeve në botë)
Pasi arriti fundin gjatë recesionit të fundit, industria e automobilizmit është rikuperuar shpejt, por tash përballet me çështjet se si mund të menaxhohet kalimi drejt automobilave elektrikë teksa bota përballet me ndryshimet klimaterike dhe si të përgatitet terreni për automobilat autonomë. Ndryshimi i tregut po ndihmon në shtyrjen përpara të konsolidimit. Javën e shkuar “Fiat Chrysleri” njoftoi se dëshiron bashkimin me “Renaultin”, një marrëveshje që synonte bërjen bashkë për të ikur nga hulumtimet dhe zhvillimet e shtrenjta në transicionin e industrisë.
Kjo pasiguri është përhapur gjithandej nëpër menaxhmente, shkruan “NYTimes”. Zëvendësimi te “Daimleri”, jo sikur në çdo ndryshim në ekzekutivët e kompanive të tjera në industri, ishte i planifikuar dhe në kohë. Por edhe ajo është valë e ndryshimeve të mëdha.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)