Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka kërkuar nga ylli i Kosovës, Milot Rashica, që të angazhohet më tepër në sulm dhe të jetë më i rrezikshëm, shkruan Kicker. Rashica në 11 ndeshjet e fundit në Bundesligës nuk ka realizuar gol.
Golin e fundit e shënoi në dhjetor ndaj Bayern Muenchenit. Rashica i ka shënuar shtatë gola dhe i ka asistuar katër tjerë.
“Ai momentalisht nuk është brenda aksioneve ofensive siç do të donim. Miloti duhet të punojë më tepër”, ka thënë Kohfeldt, që nga Rashica ka kërkuar më tepër angazhim në thellësi në repartin ofensiv.
Po ashtu ai ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të furnizojnë Rashicën me topa diagonal.
Rashica pritet të largohet nga Werderi në fund të stinorit. RB Leipzigu pritet të jetë destinacioni i tij.
Werderi të martën e pret Borussia Moenchengladbachun në xhiron e 28-të të Bundesligës.






