Lokale - eSIMy

Tashmë ka nisur derbi i madh mes Llapit dhe Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Dy ekipet janë pretendente për titull kampioni, së bashku me Ballkanin.

E këtë ndeshje nga afër është duke e shikuar edhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda.

Foda ishte edhe dje i pranishëm në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë dhe e përcolli nga afër duelin Malisheva-Dukagjini.