Një ngjarje e rëndë është ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë, ku një 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë marrë informacione nga nëna e të ndjerës, e cila ka deklaruar se në një banesë kolektive dyshohet se dikush ka nevojë për ndihmë mjekësore, që sipas saj bëhet fjalë për vajzën e saj.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka hasur në trupin e 25-vjeçares, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku në bazë të informacioneve të para, dyshohet se e reja ka bërë vetëvrasje.