Një rast i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas informacioneve ekskluzive që siguroi Sinjali nga burime të Policisë, rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Sinjali mësoi se gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet tona konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.