Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të bëhet varrimi i dy fëmijëve kosovarë, të cilët e para pak ditësh e humbën jetën tragjikisht në Gjermani.

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj se nesër, ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj në varrezat e fshatit Ratish i Epërm.

Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit.

Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike!