Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Holta të Gramshit, ku dy të rinj kanë humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Sipas informacioneve të para, viktimat janë Abaz Basha, 22 vjeç, dhe Ekzon Lleshi, 32 vjeç. Të dy ishin duke punuar në vendin e ngjarjes kur ndodhi aksidenti fatal.
Policia ka njoftuar se: “Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç“.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.