Një 45-vjeçar nga Kosova ka vdekur në vend në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maritsa të Bullgarisë.

Sipas mediave në Bullgari, burri po ngiste autobusin në momentin e aksidentit, shkruan Reporteri.net.

Bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë.

Njëri prej tyre u plagos rëndë dhe u shtri në Repartin e Neurokirurgjisë të Spitalit Haskovo.

Dy të tjerët u ekzaminuan dhe u lanë për trajtim në shtëpi.

Arsyet e aksidentit ende nuk janë sqaruar.