Të enjten rreth orës 4 pasdite në Lipjan ngjau një dukuri e rrallë.
Ishte një tornado e cila shkaktoi erë, shi e breshër në këtë zonë.
Fadil Ibrahimi nga fshati Banullë i Lipjanit, tregon se e mbanë mend një tornado më të fuqishme që e kishte goditur qytetin në vitin 1976.
“Ajo ka qenë e rrezikshme, ka ra breshër, erë e fortë dhe krejt kulmet e shtëpive i ka largu, sidomos në shtëpinë time afër 1000 çeremide që i kemi ndërru” tha 68 vjeçari.
Për këto fenomene shpjegim ka Meteorologu Sylë Tahirsyla.
“Për të ardhë deri te një tornado në një territor janë dy kushte themelore, ndryshimi i hovshëm i shtypjes atmosferike të atij vendi dhe temperaturës së atij vendi, dje kemi pas një ndryshim shumë të shpejtë dhe si rezultat është kriju tornado në Lipjan.” tha Tahirsyla.
Sipas tij tornadot janë fenomen i përsëritshëm varësisht nga ndryshimi i këtyre parametrave, por jo në përmasa që ndodhin në SHBA dhe disa shtete,
Për të kuptuar dëmet që ka shkaktuar stuhia e së enjtes në pjesë të tjera, megjithëse e premtuan, nga Komuna e Lipjanit nuk kthyen përgjigje gjatë së premtes.