Tollovi e madhe është shkaktuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujeëv, shkruan Llapi.info.
Aty qytetarët llapjanë po presin rezultatet për COVID-19, ndërkohë që nuk po respektohen masat anti-covid.
Sipas pamjeve që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet se nuk po respektohet as distanca.
Ditëve të fundit është rritur numri i të interesuarve për tu testuar për COVID-19./Llapi.info






