Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese edhe në rajonin e Llapit, shkruan Llapi.info.
Një tjetër rast i tillë është regjistruar dje rreth orës 13:30. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






