Lokale - eSIMy

Një tjetër rast i dhunës në familje është riregjistruar mbrëmë rreth orës 22:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, një i dyshuar  është arrestuar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje duke e shtyrë e  ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info