Screenshot
Lokale - eSIMy

Nga sot, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës.

Sipas raportimit të A2 CNN, vendimi është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK, transmeton Klankosova.tv.

Më 16 shtator Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe dënuan Thaçin e Krasniqin me nga 25 vite burg, Veselin me 18 vite dhe Selimin me 13 vite.

Ky vendim ka sjellë një sërë reagimesh nga Tirana dhe ndërkombëtarët, ndërsa që prej 16 shtatorit kanë vijuar protestat në Prishtinë, raporton A2 CNN.

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës miratoi një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes deklaratës, Kuvendi u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore të ndërmarrin veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare. Ai bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, me veprime juridike, institucionale dhe diplomatike.