Tirana është eliminuar nga faza kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.
Klubi shqiptar pësoi në shtëpi nga Cërvena Zvezda me rezultat minimal prej 1 me 0, transmeton KOHA.
Në një ndeshje të baraspeshuar në mysafirët u treguan më efikas.
Ishte Tomane ai që shënoi golin e fitores në minutën e 62 pas asistimit nga Katai.
Me këtë fitore Zvezda kualifikohet në rrethin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, derisa Tirana me këtë humbje vazhdon garën në kualifikimet në Ligën e Evropës.