Grupi i tifozëve të Llapit, “Legjendat” nuk e duan më në skuadër Berat Hysenin. Tifozët llapjanë janë të bindur se ky futbollist e ka shitur ndeshjen finale të kupës ndaj Besës.
“Legjendat” janë të bindur se Hyseni ka pranuar para nga Prishtina për të lëshuar ndeshjen.
“Ai nuk tregoi asgjë në fushë gjatë tërë ndeshjes. Për më shumë mënyra se si e goditi penalltinë ishte shumë e dyshimtë. Berat Hyseni ka lidhje të afërta në çdo aspekt me Prishtinën. I kemi dhënë kryesisë së skuadrës 24 orë afat për tu larguar ai futbollist, në të kundërten do të marrim masa” ka thënë një nga anëtarët e “Legjendave”.