Një person ka rënë në prangat e Policisë, dje, në orët e pasdites në rrugën “Adem Voca”, në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kërcënuar një qytetar pas një mosmarrëveshje të momentit, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur pasi të palët e përfshira janë fjalosur me njëri-tjetrin për shkak të një laure që i dyshuari kishte tentuar ta vendoste në hyrje të banesës në këtë rrugë dhe viktima nuk po e lejonte, meqë i njëjti nuk kishte leje përkatëse.

Pasi dy të rinjtë nuk po merreshin vesh, njëri prej tyre, V.K., 37-vjeçar, iu ka drejtuar tjetrit me fjalët “t’i thyej këmbë e duar, ikë prej këtu, larohu’.

Përballë këtij kërcënimi, viktima ka vendosur ta denoncojë 37-vjeçarin në Polici, me ç’rast një njësi policore ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor dhe ndaj tij të iniciohet rasti si “kanosje”.