Kuvendi i Komunës së Podujevës do të mbajë mbledhjen e radhës së rregullt më 30 qershor, shkruan Llapi.info.

Për këtë mbledhje, janë paraparë të diskutohen pesë pikë të rendit të ditës.

Prej tyre, bënë pjesë edhe vënia në diskutim publik “Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e zonës “Ushton Lumi” në Popovë si zonë të mbrojtur të natyrës dhe Elaborati: Studimi për arsyeshmërinë profesionale për marrjen në mbrojtje të vlerës së natyrës: “Trungu i Qarrit” në fshatin Lupc i Poshtëm” .

Në po këtë seancë po ashtu do të diskutohet edhe për orarin e punës së bizneseve dhe për kornizën afatmesme buxhetore 2023/25./Llapi.info