Pas një përleshje në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, kanë pësuar lëndime trupore dy viktima, pasi ishin therur me thikë nga një person i tretë.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.