Një përleshje ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në Podujevë, ku janë përdorur edhe thikat, raporton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se dy persona të lënduar janë dërguar në QKUK.
“Podujevë 10.09.2020 – 16:22. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu është i lënduar nuk dihet a është nga thika apo nga sulmi fizik. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Janë konfiskuar dy thika, njëra prej tyre dyshohet se është përdorë në rast”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është klasifikuar tek incidentet kriminale dhe i njëjti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Llapi.info ka siguruar edhe video pas përleshjes, por për shkak të pamjeve nuk do t’i publikojmë./Llapi.info






