Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh për ditën e djeshme, ka raportuar se në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Podujevë është therur me thikë një person, raporton Llapi.info

Sipas PK-së, viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar në shtëpi.

“Në rrugën “Xhemajl Mustafa”, dje në orën 17:45, raportohet se viktima e mitur mashkull K/Shqiptar është therur me armë të ftohtë –thikë në këmbën e majtë nga i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar.

“Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar në shtëpi. Me rastin është njoftuar punëtori i QPS-së. Arma e dyshuar-thika e përdorur në rast është sekuestruar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit të shtetit për të mitur i dyshuari lirohet”, thotë Policia e Kosovës./Llapi.info