Lokale - eSIMy

Një therrje me thikë ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, konkretisht në Kodrën e Trimave.

Burime të Indeksonline mësojnë se një person i moshës 19 vjeçare ka mbetur i vdekur nga kjo therje me thika.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë informacione për këtë rast.