Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, në pasditen e së martës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i dyshuar ka rënë në pranga.
“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar”, ka bërë të ditur Ahmeti.