Podujeva, foto arkiv
Lokale - eSIMy

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Podujevë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën, transmeton Llapi.info

Sipas PK-së, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Llapi.info