Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi ka sulmuar me thikë një person në Gjakovë.

Viktima është hospitalizuar dhe gjendja e tij është  stabile, nga i dyshuari është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që kishte sulmuar  me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar . Viktima është hospitalizuar, gjendja e tij është  stabile, nga i dyshuari është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.