Lokale - eSIMy

Një person është therur me thikë në Podujevë, bën të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

“Raportohet se ka pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info