Lokale - eSIMy

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se është takuar me përfaqësuesit e OVL -UÇK-së, për të cilët ka thënë se kanë kërkuar që procesi me listat e veteranëve të kthehet në pikën zero.

Sipas tij, përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së.

Ky është postimi i plotë:

Sot prita përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën.

Përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta. HTH