Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 22-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit, ka thënë se vrasja e tij ishte humbje e madhe për UÇK-në.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se Konushevci u vra pabesisht, duke shtuar se ai ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të UÇK-së.

“Para 22 viteve u vra pabesisht njëri ndër veprimtarët më të dëvotshëm të lëvizjes për çlirim, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci. Vrasja e Ilirit ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të saj. Qoftë i përjetshëm kujtimi për emrin dhe veprën e tij”, ka shkruar ai.