Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund të hyjnë në Bashkimin Europian, pa i normalizuar marrëdhëniet ndërshtetërore.

Sipas tij ky është kushti themelor për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Kështu ka thënë Thaçi në një intervistë për të përditshmen prestigjiozen kroate, Vecernji List, transmeton Klan Kosova.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, për Asociacionin dhe për transformimin e FSK-së në Ushtri.