Lokale - eSIMy

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se shkelja e dyfishtë e Kushtetutës nga Qeveria në detyrë përbën shqetësim të jashtëzakonshëm dhe është precedent i rrezikshëm për institucionet e Kosovës.

Thaçi, po ashtu thekson se edhe në kohën e pandemisë, rendi kushtetues e ligjor janë të pacenueshëm.

“Në asnjë rrethanë, askush nuk mund ta shkelë Kushtetutën e Kosovës, duke cenuar atë dhe duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve tanë. Shkelja e dyfishtë e Kushtetutës nga Qeveria në detyrë përbën shqetësim të jashtëzakonshëm dhe është precedent i rrezikshëm për institucionet e Kosovës“, shkruan Thaçi.

Thaçi ka dënuar gjuhën e kërcënimeve mbi institucionet e pavarura si Gjykata Kushtetuese, teksa theksoi se qasja shpërfillëse e qeverisë në detyrë e zbeh kredibilitetin e institucioneve.

“Kjo qasje e papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj aktit më të lartë juridik e zbeh kredibilitetin e të gjitha institucioneve shtetërore dhe demokratike në vendin tonë. Si president i vendit e dënoj ashpër edhe gjuhën e kërcënimeve mbi institucionet e pavarura, siç është Gjykata Kushtetuese. Veprimet e tilla janë të papranueshme”, shkruan Thaçi.

Presidenti ka ftuar partitë politike që t’i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se Qeveria në detyrë ka tendencë ta përmbysë rendin kushtetues duke refuzuar t’i zbatojë këto vendime.

“Qeverinë e Kosovës, partitë politike dhe të gjitha institucionet e Kosovës i ftoj që t’i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos e pengojnë punën profesionale të saj. Refuzimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Qeveria aktuale paraqet tendencë të qartë për përmbysjen e rendit tonë kushtetues”, shkruan ai.

Edhe pse është kohë pandemie, rendi kushtetues dhe ligjor janë të pacenueshëm. Në asnjë rrethanë, askush nuk mund ta…

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 1. Mai 2020