Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë për media, ka treguar se çka ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Insajderi.

Thaçi, ka theksuar se Lajçakut ia ka bërë me dije se Kosova është e përkushtuar vetëm për njohje reciproke, teksa ka thënë se tema tjera mund të bisedohen pastaj.

“Besoj fuqishëm që BE është unik dhe të hidhet në tavolinë mundësia për njohje reciproke, sepse duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes, pastaj çështjet tjera vijnë më lehtë. Njohja reciproke është mundësia e vetme që garanton stabilitetin në rajon dhe të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar presidenti.

Ai po ashtu ka treguar se po këto tema i ka biseduar edhe ditë më parë në takimin me Lajçak, ndërsa ka kërkuar edhe njëherë nga BE që Kosova të merr liberalizimin e vizave.

“Unë vazhdoj të besoj fuqishëm se e ardhmja e Kosovës duhet të jetë në Bashkimin Evropian, dhe kjo të ndodhë më shpejtë me liberalizimin e vizave sepse kjo është një vonesë e madh. Ne i kemi përmbushur të gjitha standardet”, ka përfunduar presidenti Thaçi i cili nuk ka pranuar pyetje nga mediat