Ka nisur konferenca ”Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku pjesë e saj është Presidenti i vendit Hashim Thaçi si dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Me të filluar kjo konferencë, Presidenti i vendit Hashim Thaçi është parë të ketë biseduar me Kryeministrin Ramush Haradinaj por jo të jetë përshëndetur me Kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

Në këtë konferencë është dhënë skenari kryesor nga instituti RIDEA, ndërsa është theksuar se skenari i preferuar i kosovarëve është njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë, ndërsa janë përmendur dhe vijat e kuqe që sipas tyre nuk duhet të ndodhë ridifinimi i kufijve.