Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Halimi për vdekjen e veprimtaresh Ajnishahe Halimi.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ajo dha kontribut të shquar në të gjitha periudhat e zhvillimeve politike dhe kombëtare në Kosovë.

“Me keqardhje morëm lajmin për vdekjen e veprimtares së njohur Ajnishahe Halimi, e cila dha kontribut të shquar në të gjitha periudhat e zhvillimeve politike dhe kombëtare në Kosovë. Familjes Halimi i shprehim ngushëllimet më të thella”, ka shkruar ai.

Me keqardhje morëm lajmin për vdekjen e veprimtares së njohur Ajnishahe Halimi, e cila dha kontribut të shquar në të…

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 27. September 2019

Ndryshe anëtarja e PDK-së, Ajnishahe Halimi sot ka ndërruar jetë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë dhe koleg të saj.

“I dashur farefis, miq e shokë! Sot, më 27.9.2019, ndërroi jetë AJNISHAHE SHALA – HALIMI. Varrimi bëhet sot, në orën 17, në fshatin Gurelez (Kozhicë)”, thuhet në njoftimin e familjarëve të së ndjerës.