Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar xhudistet kosovare pasi që ato kanë arritur t’i sigurojnë tre medalje të arit dhe një të argjendit në JudoTashkent2018.
Thaçi gjithashtu ka uruar edhe trajnerin Driton Kuka për rezultatet e shkëlqyera
“Nga Parisi duke përcjellë lajmet e mrekullueshme sportive të #JudoTashkent2018, ku Kosova ka arrit të siguroi tre medalje ari dhe një të argjend. Rezultate të shkëlqyera për ekipin dhe trajnerin, Driton Kuka. Urime të përzemërta!” ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Twitter-it.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Presidentit Thaçi në Twitter.
I’m following from #Paris wonderful sports news from #JudoTashkent2018 where #Kosovo has now achieved 3 gold medals and a silver. Superb results for the team and coach @KukaToni! Urime të përzemërta! https://t.co/dEKXulMZyV
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 11, 2018






