Presidenti Hashim Thaçi ka filluar të përdorë gjithnjë e më shumë një qasje sulmuese ndaj gazetarëve, duke përdorur sintagmën “fake news” që e popullarizoi presidenti Trump në përplasjet e tij me media. Botuesi i The New York Times, para pak ditësh tregoi se gjatë një takimi e ka paralajmëruar Trumpin, se sulmet e tij ndaj mediave kanë impakt negativ edhe jashtë Amerikës nga regjime të ndryshme.

Thaçi që më parë nuk njihej shumë për përdorimin e fjalëve “trendy”, tash e një kohë ka filluar t’i përdorë me të madhe. Në një konferencë për gazetarë të thirrur nga vetë ai, Thaçi një koment të gazetares e quajti “fake” që në shqip nga gjuha angleze do të thotë “i rremë”.

Botuesi i The New York Times, A. G. Sulzberger, i cili para disa javësh kishte takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, e kishte paralajmëruar se një gjuhë e tillë “fake news” dhe “armiq të popullit” si referencë për mediat, rrezikojnë gazetarët. Sulzberger, po ashtu, ka thënë se a ka paralajmëruar Trumpin se sulmet e tij ndaj medias kanë pasoja edhe jashtë Amerikës pasi një gjuhë të tillë janë duke e përdorur regjimet për t’i qëruar hesapet me gazetarë.

Trumpi qasjen e tillë me mediat e kishte nisur gjatë fushatës zgjedhore ku lajmet që i publikonin mediat për të i quante “fake”.