Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Në këtë Forum, Thaçi ka kërkuar që të mbështeten përpjekjet e Kosovës dhe të Evropës për forcimin e paqes përmes dialogut Kosovë-Serbi.
Presidenti ka thënë se kundërshtarët e paqes janë në dijeni se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta prekte planin e tyre destruktiv.
“Popujt tanë ia kanë borxh vetvetes dhe gjeneratave të reja që ta zhdukin vijën e frontit që ka lënduar rajonin tonë me shekuj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Në Forumin e Paqes në Paris kërkova që të mbështeten përpjekjet tona dhe të Evropës për forcimin e paqes përmes dialogut…
Publiée par Hashim Thaçi sur Lundi 12 novembre 2018