Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndihet krenarë që ka qenë luftëtarë i lirisë në kushtet dhe rrethanat jo të lehta, pasi sipas tij, tash është lehtë me fol, por ajo periudhë i jep atij dinjitet, integritet dhe krenari si president për të vazhduar në misionin e ri atë të fuqizimit të Ushtrisë.
“Realisht unë ndihem shumë krenarë kur kam qenë luftëtarë i lirisë në kushtet dhe rrethanat jo të lehta pasi tash është lehtë me fol, por ajo periudhë më jep dinjitet, integritet dhe krenari si president për të vazhduar në misionin e ri atë të fuqizimit të Ushtrisë për mision në vende të ndryshme të botës për t’i kontribuar paqes bashkë me partnerët e tjerë. Shpresoj që në të ardhmen e afërt ushtari i Kosovës dhe ai i Serbisë të shërbejnë së bashku në misione paqësore”, ka shtuar Thaçi.
“Kemi një situatë ligjore të dalë nga dokumenti i presidentit Ahtisarit, por kemi edhe realitetin e mosfunksionimit të qytetit si në jug ashtu edhe në veri që nuk është treguar si një ide e qëlluar por që ka qenë një kompromis për të lëvizur drejt pranimit të dokumenteve të prezantuara nga Ahtisari. Dhe unë kam qenë dhe do të mbetem në shërbim të ndërtimit të urave për afrimin e njerëzve dhe një qyteti ku do të funksionojë demokracia qytetare dhe jo në ndarje të etnive. Pra që qyteti i Mitrovicës të funksionojë si një i vetëm”, ka thënë Thaçi.
Tutje ai deklaroi se pako e Ligjeve të FSK-së nuk i është dërguar ende proceduralisht për nënshkrim, por që në momentin e marrjes dhe nënshkrimit, do të njoftohen të gjithë.
“Nuk duhet të frikësohemi të themi se Serbia ka vrarë shqiptarë dhe se dhunuan afro 20 mijë gra dhe askush nuk është dënuar madje as nuk është akuzuar për rrënimin e Kosovës, as edhe për masakrat e bëra në Kosovë nga Serbia. Në Kosovë ndodhi spastrim etnik, kështu që natyrisht se i kam theksuar vazhdimisht se drejtësi duhet të ketë për të gjithë jo në baza etnike por në suaza ndërkombëtare se të gjithë janë të barabartë para ligjit. Atë që e them para kamerave e them edhe në takime të mbyllura, është një fakt i pamohueshëm se Serbia ka kryer spastrim etnik nuk duam të punojmë as për revansh as për hakmarrje por një gj e tillë nuk do të harrohet dhe do të punojmë për drejtësi sepse krimet nuk vjetërsohen kurrë”, ka përfunduar Thaçi.