Lokale - eSIMy

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter thotë se e mirëpret faktin që BE-ja por dëshmon se nuk janë të vërteta deklarimet e tij për Miroslav Lajçakun.

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj kritikave që presidenti, Hashim Thaçi, bëri në drejtim të kryediplomatit sllovak, Miroslav Lajçak, i cili pritet të emërohet si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se është i befasuar të shoh një reagim të tillë siç e ka quajtur ai të pasaktë të presidentit Thaçi.

“Procedurat brenda BE-së janë duke vazhduar, nuk s’është marrë ende asnjë vendim. Asnjë përzgjedhje s’është bërë apo publikuar. Fillimisht procesi duhet të kompletohet, dhe do të tregojmë pastaj zyrtarisht”, ka shkruar Stano në reagimin e tij.

Por, Thaçi ka vazhduar polemikën me Bashkimin Evropian. Ai ka shkruar sërish duke thënë se mirëpret që BE-ja t’ia dëshmojë se është gabim rreth çështjes së emërimit të Lajçakut si Përfaqësues Special për dialogun.

“Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi.

Image