Lokale - eSIMy

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për medie tha se kryeministri Albin Kurti përsëri e ka refuzuar takimin me të.

Thaçi tha se i kishte ofruar katër termine, por që sipas tij, Kurti nuk kishte shprehur vullnetin për ta takuar.

Presidenti tha se Kurti takimin e së hënës edhe pse e kishte konfirmuar, e kishte anuluar pesë minuta para se të fillonte.

“Fatkeqësisht edhe pse kryeministri Kurti dhe kryetari i LVV-së, kishte konfirmuar pjesëmarrjen në takim, 5 minuta para se të fillonte takimi, ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e së hënës… unë edhe dje e kam ftuar që ta takoj e të bisedojmë për zhvillimet e reja të cilat janë dramatike, më dramatiket në 20 vitet e fundit. Edhe sot kishte refuzim për tu takuar në 3-4 terminet e ofruara”, tha Thaçi, raporton Telegrafi.

Ai përsëri tha se shpreson që Kurti të gjej kohë e të takohet me të, ashtu siç kanë bërë krerët e partive të tjera në vend.

“Mesazhi im sot, është se kryeministri duhet të merr vendimet që i takojnë me i marr, dhe të mos vonohet në vendim-marrje që e qojnë vendin në drejtim të gabuar historik. As vet liria, as ekzistenca jonë nuk ka kuptim pa partneritetin e SHBA-vë. Jemi dëshmitar se të tjerët mund të na lënë në gjysmë të rrugës”, u shpreh Thaçi.