Lokale - eSIMy

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, që po mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast ai ka ngushëlluar për së afërmi edhe akademikun, Nexhat Dacin, për humbjen e djalit të vetëm të tij.

“Kujtimi i mirë për Arianin do të jetë i përjetshëm”, ka thënë Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook.